Upss! Kë ‘thumboi’? Romeo i del në mbrojtje Donaldit: ‘Sorra i ulet në kurriz’

Përgjatë ditëve të fundit Donaldi është përfshirë në debate të ashpra me Arjolën dhe Ilirin në “Big Brother VIP”. Nisur nga kjo, Romeo ka bërë një postim thumbues në rrjete sociale. Ai ka vendosur të postojë një foto që duket sikur është kunjë për disa nga personat që i janë kundërvënë vëllait të tij.

”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. i ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, shkruhet në postim.