Ups! Xhensila Myrtezaj sapo pranoi këngën DEDIKIM për Besin dhe kërkon ribashkimin sipas këtij DETAJI!

Gjatê një bisede me konkurrentët e ‘Ferma VIP’, Bes Kallaku komfirmoi zërat që përfliteshin prej kohësh, teksa tha se ishte ndarë nga Xhensila.

“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten“-pati thënë ai.

Nga ana tjetër edhe Xhensila me këngën e saj të re konfirmoi ndarjen mes vargjesh, por drama nuk mbaron me kaq.

Teksa kënga e Xhensilës numëron me qindra komente në Youtube, Xhensila i ka bërë like komenteve që i urojnë një rikthim me aktorin, duke nxitur kështu aludimet se mos ajo po kërkon një mundësi ribashkimi.