Aurela Hoxha mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it.
Me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, modelja është shkëputur për një periudhë kohe nga Shqipëria duke jetuar në Spanjë, jo vetëm por me partnerin e saj dhe pak javë më parë ajo na zbuloi se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe nuk ka preferuar të flasë publikisht.
Madje edhe në lidhje me identitetin apo gjithçka rreth babait të fëmijës së saj ajo është treguar gjithmonë hermetike.

Mirëpo një fotografi e saj e publikuar ditën e djeshme ku shfaqet në përqafimin e një mashkulli, u konsiderua si fotografia e parë e çiftit dhe të gjithë besuan se Aurela u tregua ‘’zemërgjerë’’ me ndjekësit dhe zbuloi portretin e bashkëshortit.
POOR.. nuk qenka kështu!
Djaloshi në fotografi qenka vëllau i modeles dhe këtë e konfirmoi vet ajo duke ripublikuar ditën e sotme të njëjtën fotograri me mbishkrimin: My handsome bro.

