Më herët, Ukraina tha se aeroplanë rusë kanë synuar qëllimisht fshatin bjellorus nga hapësira ajrore ukrainase si një pretekst që Minsku t’i bashkohej luftës në Ukrainë. Kjo gjë erdhi pasi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko shkoi në Moskë për të zhvilluar bisedime me Putin.
“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të tërhiqen në një pushtim më 11 Mars në orën 21:00”, tha Qendra Shtetërore e Ukrainës për Komunikime Strategjike në një deklaratë.
