U tha se u kap duke u puthur me Bora Zemanin, balerini i njohur sqaron të vërtetën e pamjes që u bë virale!

Emri i Bora Zemanit kohëve të fundit po lakohet edhe aty ku nuk ndodhet fare.

Prezantuesja e njohur është shndërruar në një person shumë të ndjekur dhe me interes për publikun dhe ndonjëherë shpërndahen pamje dhe krijohen lajme nga asgjë.

Kështu ndodhi me një pamje që u bë virale së fundmi ku shihej balerini Graciano Tagani duke u puthur me një vajzë që në profil ngjasonte me Borën dhe kaq u desh që rrjeti të ‘’vlonte’’.

Poooor jo, vajza një pamje është blogerja e njohur Argjisa Spanca, me të cilën Graciano është në lidhje dashurie prej kohësh.

Këtyre lajmeve balerini i njohur ka vendosur t’i përgjigjet indirekt duke publikuar më nga afër pamjen dhe duke etiketuar Argjirën.