U tha se kanë nisur një lidhje sekrete jashtë shtëpisë, Fifi dhe Graniti nxisin thashethemet, shfaqen të afërt me njëri-tjetrin!

Fifi dhe Graniti ishin personazhet më të përfolur brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Dyshja kanë pasur afrimitet brenda por që mbeti në suazat e shoqërisë.

Pas daljes së Fifit nga shtëpia ishte Graniti që kishte deklaruar se dyshja kishin pasur një takim të ftohtë me njëri-tjetrin por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Në festën e Top Media ata u shfaqën shumë të afërt duke kënduar e kërcyer së bashku dhe menjëherë pas kësaj burime të panoramaplus thanë se dyshja kishin nisur një lidhje sekrete.

Lajmi u përhap kudo në media dhe këngëtarja dhe futbollisti vendosën të përgjigjen me një fotografi ku shfaqen duke e shikuar njëri-tjetrin në sy.

Se cili është raporti i tyre momental mbetet të shihet!