Lajmi se Graciano Tagani është në një lidhje me Argjira Spancën, e se dyshja bashkëjeton, “pushtoi” dje titujt e mediave rozë.
Gjithçka nisi pasi balerini i njohur tha në një intervistë për emisionin “Why Not” se po jeton një histori dashurie dhe madje ka nisur edhe bashkëjetesën, por pa zbuluar emrin e partneres.
Pavarësisht se ai zgjodhi që të mos e bëjë publike emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, burime për “Panorama” konfirmuan se bëhet fjalë për moderatoren nga Kosova, Argjira Spanca, gjithashtu pjesë e “E Diell”.
Por si reagoi prezantuesja dhe autorja e “She’s On Top” kur të gjithë nisën të flisnin për lidhjen e saj me Gracianon?!
Argjira duket se ka “pohuar” në heshtje lajmin, teksa ka ndarë në InstaStory një foto nga darka me Gracianon, Fjoralba Ponarin dhe Ervin Kurtin. “Njerëzit e mi”- ka shkruar ajo krahas postimit që na la shumë për të kuptuar. /Afterparty.al

