Fifi vazhdon të jetë nga personazhet më të komentuara të muajve të fundit.
Këngëtarja e njohur pati një paraqitje të bujshme në Big Brother Vip ndërsa një nga momentet më të komentuara ishte momenti kur Fifit i ra të fikët gjatë spektaklit.
Kjo ngjarje krahas reagimeve dhe mbështetjes u mor edhe me “humor” nga dikush.
Ndjekësi kishte shkruar: Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi dhe këngëtarja ka reguar ashpër në Instagram Story duke i publikuar edhe emrin.
“Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve jau kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”,- ka shkruar Fifi