Këngëtarja e njohur, Taylor Swift është shpallur ‘Personi i Vitit’ nga revista Time, pas triumfit të turneut ‘Eras’.
Ndërkohë Elon Musk, kishte një paralajmërim si ish-mbajtës të të njëjtit titull, të cilin e fitoi në vitin 2021.
“Urime. Njëfarë rreziku i rënies së popullaritetit pas këtij çmimi. Po flas nga përvoja”, ka shkruar ai me humor në Twitter.
Një përfaqësues i revistës e ka bërë të qartë, se dhënia e këtij titulli jo gjithmonë duhet të ketë një shenjë pozitive, sepse konsiderohet më shumë, si njohje e personit që ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit, qoftë për mirë apo për keq.