U rrëzua dhe përplasi kokën, ndahet nga jeta anëtari i grupit të njohur muzikor

Këngëtari, kompozitori dhe kitaristi i grupit Allman Brothers, Dickey Betts, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 80-vjeçare.

Prej disa ditësh ai ndodhej në spital, pasi ishte rrëzuar dhe kishte marrë dëmtime të rënda në kohë.

Gruaja e tij, Donna Betts, shkroi se ajo dhe fëmijët ishin pranë tij dhe se mjekët po bënin të pamundurën për ta stabilizuar gjendjen e tij shëndetësore.