Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë rikthyer bashkë pas 17 vitesh dhe nuk ka më asnjë dyshim! Megjithëse dyshja u përpoq të shuante dyshimet se mes tyre ka nisur sërish një romancë përmes miqve të tyre, tanimë është evidente që aktorët janë çift!
Pasi të dy morën pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel , ata udhëtuan bashkë drejt Yellowstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.“Ata të dy ishin vetëm. Vetëm ata të dy”, tha një burim për “E! News”.
Dyshja ka qëndruar bashkë në një njëjtin resort dhe kanë udhëtuar me njëri-tjetrin me një makinë. Pasi kanë përfunduar pushimet ata janë larguar sërish me njëri-tjetrin dhe pasi arritën në Los Angeles shkuan bashkë në shtëpinë e J.Lo në Bel-Air.
Lajmi vjen një muaj pasi JLO u nda përfundimisht nga Alex Rodriguez. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Jennifer shfaqet pas këtij momenti në shoqërinë e Ben Affleck. Pak ditë pas ndarjes, Ben u pa në shtëpinë e Lopez, por asokohe u tha se ata të dy janë thjesht miq me njëri-tjetrin. /Afterparty.al

