Ish-banorja e Big Brother, Kader Kiçaj ka qenë në vemëndje të medias rozë ditët e fundit. E gjitha kjo për shkak të ndarjes së saj nga Lumbardh Salihu me të cilin krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë së BBV.
Së fundmi në një intervistë për “Prive” ajo ka zbuluar për publikun më tepër detaje rreth kësaj ngjarje.
Ajo është shprehur se lidhja me Lumbardhin ka qenë shumë e mirë gjatë reality show-t por kur ka dalë nga aty ajo është përballur me një tjetër njeri.
“Lidhja jonë sa kohë ishim brenda në Big ka qenë super, por kur kemi dalë jashtë nuk ishte ashtu. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë jam ballafaquar me një njeri krejt tjetër. S’dua të flas asgjë të keqe për të se i keqi do të mbesë gjithnjë me të keqe. I uroj fat, suksese në jetën e vet.
Ndër të tjera Kaderi thekson se nuk ka më shance për ribashkim mes ish çiftit.
E dini që edhe më herët kur jemi ndarë i kam dhënë edhe shansin e dytë për ta provuar, por ai s’diti ta trajtojë mirë atë shans që i dhashë. Unë për vete e kam menduar për më gjatë, por nuk na ka ecur. Nuk ka një ribashkim.”
Gjatë periudhës së ndarjes u përfol për një tradhëti të mundshme nga ana e Lumbardhit por për këtë ajo nuk preferoi të jap detaje ndërsa u shpreh se të dy janë të lënduar.