U munduan të fshihen, por kapen sërish mat! Ja si duken Bora dhe Donaldi

Të maskuar, me kapele dhe kapuçë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë fotografuar sërish bashkë.


Dhe pse nga çifti nuk ka pasur asnjë lloj konfirmimi deri më tani se ata janë bashkë, dyshja janë fotografuar përsëri duke bërë shopping. Në rrjet po qarkullojnë disa foto, ku Bora dhe Donaldi shihen të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës.