“U lirove, Andi të kishte mbyllur”, Melisa vazhdon replikat me ndjekësit pas ndarjes nga ish-konkurrenti

Melisa dhe Andi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre duke befasuar të gjithë.

Një pjesë e madhe nuk po e besojnë ndarjen akoma duke e akuzuar çiftin për mashtrim për vëmendje.

Por ka nga ata që e besojnë këtë dhe po e shohin si pozitive pasi lidhja me Andin e kishte “mbytyr” Melisën.

Ka qenë një ndjekëse që në instagram i ka shkruar ish-konkurrentes duke i thënë që Andi e kishte ndaluar nga jeta publike dhe ekspozimet.

Kjo nxiti reagimin e Melisës, e cila iu kthye e revoltuar ndjekëses duke demantuar fjalët e saj.