Ajo është një ndër aktoret më të pëlqyera shqiptare dhe bëhet fjalë për Esmeralda Metkaj apo siç ndryshe të gjithë e njohim “Cubi”. Aktorja u largua nga ekrani papritur dhe së fundmi për një intervistë në “Abc-ja e mëngjesit” tregoi dhe arsyen që e largoi nga skena.
Edhe pse preferoi të mos ndante më shumë detaje, Cubi zbuloi se i është dashur të qëndrojë larg Shqipërisë për arsye shëndetësore.
“Ishte një moment që duhet të merrja një vendim si për jetën personale, sociale dhe shëndetësore. Erdhën papritur gjërat, u ndodha në një situatë që më duhej të tërhiqesha.
Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizike.”, u shpreh ajo.

