Futbollisti nga Kosova, Bernard Berisha, ka reaguar pas fotografisë së publikuar me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës.
Berisha fotografinë e publikoi në llogarinë e tij në “Facebook”, e cila mori reagime të shumta, shkruan Gazeta Express.
Berisha u sqarua përmes një komenti në rrjetet sociale. Ai tha se fotografinë e ka bërë pasi që ka vazhduar kontratën me klubin.
Komenti i Berishës (pa ndërhyrje):
“Njerz te mir pershendetje per te gjith un foton e kam ber ne facebook ngase e kam vazhdu kontraten me klubin un nuk i perkas politikes presidenti me respekton shum dhe me vlersoijn shum ngase un jam nga Kosova dhe jam kapiten i ekipes ju media te dashur flm qe gjithmon e shifni interesin tuaj Zoti ju rujt te gjithve”.
Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është president Akhmat Groznyt, ku edhe aktivizohet sulmuesi nga Peja – që nga viti 2017.
30-vjeçari disa fitore ia ka dedikuar liderit çeçen, Ramzan Kadyrovit, teksa sulmuesi nga Kosova për paraqitjet e tij ka marrë edhe shpërblime nga ai, si rasti i një veture.