U kritikua ashpër për heqjen e kryqit në videoklip, debatit për Capital T i bashkohet edhe këngëtari i njohur shqiptar!

 

Capital T ka qenë ndër më të përfolurit dy ditëve të fundit përshkak një skene në videoklipin “Buzëqeshja”.

Fansat kishin vërejtur që në një pjesë të videoklipit ku në prapavijë shihet katedralja e Shkodrës mungonte kryqi, i cili ishte fshirë.

Kjo revoltoi shumë publikun, të cilët përmes rrjeteve sociale kërkonin llogari nga reperi për veprimin.

Capital T la fajtor produksionin duke thënë se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë.

Debatit që po vazhdon ende i është bashkuar edhe Mateus Frroku.

Këngëtari i njohur përmes rrjeteve sociale ka thënë se është kundër që përmes artit publiku të marrë mesazhin e gabuar.

Ai ka zbuluar se ka folur privatisht me Trimin për këtë qështje.

“Ne shqiptarët boll e kemi djeg shpirtin duke prishur e shkatërruar kisha dhe xhamia. Është koha që të gjithë bashkë të mbrojmë kulturën dhe harmoninë fetare”, ka thënë ndër të tjera Mateus.

Në anën tjeter Capo ka fajësuar edhe mediat për debatin e krijuar edhe pse çdo gjë është ngritur nga vetë ndjekësit e tij, të cilët edhe pas sqarimit të reperit nuk e besonin që ai nuk kishte qenë në dijeni./afterparty.al