U konfirmua më në fund! Ja ku do e shohim së shpejti Rita Orën!

Rita Ora është nga artistet botërore më të suksesshme të viteve të fundit.

Hitet e saj, videoklipet dhe paraqitjet unike në performancat e saj kanë bërë që shqiptarja të jetë nga më të dëgjuarat e shekullit 21.

Këtë titull ajo e ka marr zyrtarisht dhe lajmin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale. Mirëpo ajo ia doli të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve dhe të rrisë shikueshmërinë e spektaklit ‘’The Voice of Australia’’ me praninë e saj në juri, duke dhuruar emocione të forta për shikuesit. Por kemi një lajm mjaft të bukur për fansat e Ritës.

Ishte “Channel Seven” në Australi që konfirmoi panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “The Voice Australia 2022” dhe gjejeni çfarë?!

Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora do të rikthehen vitin e ardhshëm sërish.

“Unë absolutisht e dua Australinë dhe është një privilegj të jem pjesë e një shfaqjeje të tillë që të ndryshon jetën”, tha Rita për The Daily Telegraph.

“Artistët fenomenalë këtë vit më tronditën mendjen, veçanërisht talentet e ekipit tim. Anëtarët e tjerë të jurisë janë si një familje e zgjeruar dhe me të vërtetë pres që të kthehem së bashku për të zbuluar superyllin tjetër të ‘The Voice’”, tha këngëtarja shqiptare.

Menu