U diagnostifikua me tumor! Ndahet nga jeta aktori i “Peaky Blinders”

Poeti dhe shkrimtari britanik, Benjamin Zephaniah
është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Ai u diagnostikua me një tumor në tru tetë javë më parë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga llogaria e tij në Instagram ku e përshkruante Zephaniahn si një “pionier dhe novator të vërtetë që i dha botës kaq shumë”.

“Gruaja e Benjaminit ishte pranë tij gjatë gjithë kohës dhe ishte me të kur ai kaloi”, shkruhej më tej në postim.

Ai gjithashtu ka luajtur rolin e Jeremiah Jesus në serialin Peaky Blinders.

“Benjamin na lë një trashëgimi të gëzueshme dhe fantastike”, tha familja e tij.