U bë nënë për herë të dytë/ Olta zbulon historinë e emrit të veçantë të të birit

Këngëtarja Olta Boka dhe partneri i saj Iv Rrokaj u bënë prindër për herë të dytë, pak ditë më parë. Pas vajzës Gaias, në jetë erdhi edhe djali Breli.

Ajo ka zbuluar se ka një histori pas tij që na e ka zbuluar vetë artistja sot.

Përmes një postimi në “Instagram”, ajo tregon se kur morën vesh për shtatzëninë, ata kishin menduar se nëse do të ishte djalë, emrin do ta vendoste gjysh Shezo, profesori i mirënjohur Shezai Rrokaj) dhe ai zgjodhi pikërisht emrin “Brel”, emër me prejardhje të lashtë ilire.