U arrestua brenda “BBV3”, ZBARDHET deklarata e Liamit para hetuesve

Një ditë pasi u bë pjesë e “BBV3”, Liam Osmani ka përfunduar sot në prangat e policisë. Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim “live”. Liam rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro. Para hetuesve, 44-vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Kjo gjë duket më tepër si show mediatik nga ana e produksionit, për të rritur audiencën, pasi ngjarja në fjalë ka ndodhur para 5 vitesh. Por Prokuroria vendosi ‘të kujtohej’ tani për arrestimin e tij.