U aludua se ishte në lidhje me Fationin, reagon Ana Kauri pas pranimit të lidhjes së dashurisë!

Ana Kauri u rikthye në “Përputhen”, ashtu si shumë ish-konkurrentë të tjerë që po ripërjetojnë këtë javë emocionet e studios ku u bënë të famshëm.

Ana pohoi se është në një lidhje dashurie jashtë dhe ndihet e plotësuar.

Bora: Je e lidhur jashtë?

Ana: Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar

Bora: Pra je e lidhur

Ana: Ndihem e plotësuar

Bora: Po kur u plotësove? Pasi dole nga “Përputhen”?

Ana: Jo, kur dola nga “Përputhen” isha shumë e konfuzuar, por rrugës çdo gjë shërohet.

“Nuk ka lidhje me asnjë këtu”, u shpreh ajo. Ish-konkurrentja e ka publikuar videon e kësaj pjese në rrjete sociale duke shkruar “Mos aludoni kot”.

Shpesh është përfolur se Ana është në një lidhje me Fationin, por sot ajo u sigurua të shuante çdo dyshim.