Për çiftin Kanye West dhe Bianca Sensori, së fundmi u përfol se po i jepnin fund romancës së tyre.
Mirëpo vetë dyshja vendosën tu japin fund këtyre thashetheme me një dalje publike krah për krah njëri-tjetrit në një qendër tregtare në Tokyo.
TMZ raportoi se reperi dhe arkitektja prej disa javësh i kanë treguar miqve të tyre për ndarje, madje theksohet se këngëtari u kishte thënë të afërmve të tyre se do të divorcohet dhe të jetojë në Tokoy.
Megjithatë, duket se nuk është kështu, pasi ata ishin bashkë në Tokio. Në fotot që janë publikuar, Sensori shihet duke u përqafuar me reperin, ndërsa në momente të tjera ai përkëdhel fytyrën, duke treguar se mes tyre gjithçka po shkon mirë.