U akuzua se ka zbardhur lëkurën/ Beyonce bën daljen e parë publike pasi bëri rrjetin të “ziejë”

Beyonce u fotografua për herë të parë që kur u shigjetua me akuza për ‘zbardhje të lëkurës’, teksa doli për darkë me bashkëshortin Jay-Z, Tom Cruise dhe Henry Cavill të mërkurën.

Këngëtarja, 42 vjeçe, u përpoq të kalonte pa u vënë re teksa u fotografua duke shkuar brenda klubit privat të anëtarëve të Londrës Oswald’s.

Ajo kishte veshur një kapuç të bardhë që fshihte vetëm pjesërisht flokët e saj bjonde të çelura së fundmi, shoqëruar me syze dielli të errëta.

Megaylli kishte veshur pantallona të bardha, një xhaketë kostum dhe çizme dhe e kompletoi look-un e saj me një pallto, ndërsa bashkëshorti i saj muzikant Jay-Z, 53 vjeç, kishte veshur tuta të zeza dhe një pardesy të madhe.

Tom Cruise, 61 vjeç, dhe Henry Cavill, 40 vjeç, të dy kishin veshur kostume të errëta, ndërsa Henry kishte shtuar një kravatë shumëngjyrëshe.