True feston 3 vjetorin, Khloe Kardashian na prek të gjithë: Nuk jam gati që…

Ardhja në jetë e True në 2018-tën ka qenë padyshim një bekim për Khloe Kardashian. Sot, e vogla e yllit të reality show, mbush 3 vjeç, dhe kjo e fundit nuk është gati!

Khloe mezi po mësohet me faktin që True po rritet dhe na ka emocionuar të gjithë me urimin prekës në Instagram për të bijën, që e ka shoqëruar edhe me foto nga festa e ditëlindjes plot me tullumbacë rozë.

“Dhe sa hap e mbyll sytë, ti je 3 vjeç. Gëzuar ditëlindjen e ëmbla ime True! S’jam ende gati që ti të jesh 3. Më vjen për të qarë çdo herë kur të thërras e vogla True dhe ti më korrigjon. Me zërin më të ëmbël më thua “S’jam e vogël, jam një vajzë e madhe.” S’jam ende gati që ti të jesh një vajzë e madhe, por duhet të dish, s’ka rëndësi çfarë moshe do të kesh, do të jesh gjithmonë e vogla ime True. E ke ndryshuar jetën time më shumë sesa e mendoja. Je shoqja ime e ngushtë, bekimi im më i madh. E gjithë bota ime. Të të shoh të rritesh ëshë krenaria ime më e madhe. Ta shikosh jetën nëpërmjet syve të tu është diçka speciale. Eshtë magjike. Do ta vlerësoj gjithmonë çdo moment që kaloj me ty. Ti më bëre realitet çdo ëndërr që kisha për kur të bëhesha nënë. Faleminderit që më zgjodhe mua. Zot, faleminderit që më bekove me një ëngjëll. Gëzuar ditëlindjen e vogla ime True,” shkruan ajo.

Kujtojmë se Khloe dhe babai i 3 vjeçares, basketbollisti Tristian Thompson u ndanë në vitin 2019 pas lajmeve për lidhjen e tij me miken e familjes, Jordyn Woods.