Senatori francez Guerriau i partisë centriste Horizons, është ndaluar nga policia e Parisit si i dyshuar se ka droguar një kolege femër me qëllim ta sulmonte seksualisht, njoftonte sot zyra e prokurorisë publike.
Guerriau ishte arrestuar mbrëmjen e të mërkurës kur gruaja ngriti ankesën se i ishte “ hedhur në pije pa dijeninë e saj një substancë që i ndryshonte gjykimin apo kontrollin e veprimeve, me qëllim përdhunimin apo sulmin seksual”.
Senatori në paraburgim përballet me një dënim të mundshëm maksimal prej pesë vitesh burg apo dhe gjobë €75,000.
Shumë media franceze konfirmonin se gruaja në fjalë është deputete aktuale e parlamentit francez, identiteti i se cilës do te publikohet se shpejti.