Aktori i njohur amerikan, i famshëm për rolin e tij si Dawson Leery në serialin e famshëm të viteve ’90 Dawson’s Creek, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një postimi në Instagram, ku u tha se ai “kaloi ditët e tij të fundit me kurajo, besim dhe dinjitet” dhe se vdekja e tij ndodhi paqësisht mëngjesin e sotëm. 
Më herët Van Der Beek kishte zbuluar publikisht se po luftonte me kancerin kolorektal, diagnozë që bëri publike në vitin 2024 ndërsa ishte duke u përgatitur për një emision bamirësie për ndërgjegjësimin e kësaj sëmundjeje. 
Përveç Dawson’s Creek, ai luajti në filma dhe seriale të tjera si Varsity Blues, The Rules of Attraction, How I Met Your Mother dhe Don’t Trust the B–– in Apartment 23, duke krijuar një karrierë të gjerë në televizion dhe kinematografi. 
Ai la pas gruan e tij, Kimberly, dhe gjashtë fëmijë, ndërsa kolegë, fansa dhe miq kanë nisur të përhapin homazhe dhe kujtime në rrjetet sociale.
