Trondit Selena Gomez: Nuk mund të bëj dot fëmijë, kam kohë që e vuaj por tani mund ta pranoj

Selena Gomez është optimiste për t’u bërë nënë – edhe nëse nuk ndodh ashtu siç e priste fillimisht.

“Unë nuk e kam thënë ndonjëherë këtë, por për fat të keq nuk mund të kem dot fëmijë,” zbuloi Gomez, në një intervistë për Vanity Fair të botuar të hënën, 9 shtator.

“Kam shumë probleme mjekësore që mund të rrezikonin jetën time dhe të foshnjë. Kjo ishte diçka që më ka trishtuar prej kohësh.”

Pavarësisht se mendonte se do të bëhej nënë “siç ndodh për të gjithë”, Gomez tha:

“Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që janë të gatshëm të bëjnë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua,” tha ajo.

“ Në fund të fundit, nuk më intereson, nese nuk e linda unë, do të jetë e imja. Do të jetë fëmija im.”