Tre persona kanë humbur jetën pasi një tornado goditi kryeqytetin e Arkansas, Little Rock dhe qytetet përreth SHBA-së të premten pasdite.
Tornado shkaktoi gjithashtu rrënoja të shumta të shtëpive, përmbysi makina dhe ka shkulur pemë.
Nuk dihet numri i përgjithshëm i personave të lënduar. Rreth 90,000 konsumatorë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në shtet.