Tre shenjat që ju paralajmërojnë se ka ardhur koha t’i jepni fund lidhjes suaj!

Psikologu klinik, Aria Campbell-Danesh, ka ndarë tre shenja kritika që tregojnë se është koha të largoheni nga ajo lidhje. Campbell-Danesh, i cili po ashtu është autor i librit “A Mindful Year”, ndan këshilla të shumta përmes llogarisë së tij në Instagram. Ai gjithashtu jep këshilla edhe për sa i përket marrëdhënieve. Ai shpjegon:

Shenja e parë është nëse ndiheni vazhdimisht të mosrespektuar ose të nënvlerësuar. Respekti i ndërsjellë është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme dhe pa të, lidhja ka gjasa të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi.

Shenja e dytë sipas ekspertit, është nëse vëreni mungesë përpjekje nga partneri juaj për të adresuar çështjet e përsëritura.

Marrëdhëniet kërkojnë që të dy partnerët të punojnë për problemet dhe të rriten së bashku. Nëse vetëm një person është i përkushtuar për t’i përmirësuar gjërat, kjo është një shenjë e çekuilibrit që mund të çojë në pakënaqësi. Së treti, nëse e gjeni veten duke kompromentuar vazhdimisht vlerat dhe lumturinë tuaj vetëm për të ruajtur paqen. Një marrëdhënie duhet të përmirësojë jetën tuaj, jo ta vështirësojë atë.