Reperi amerikan Travis Scott u arrestua në Paris të premten herët në mëngjes pasi u përlesh me truprojën e tij.
Policia u thirr në hotelin luksoz “George V” në orën 5 të mëngjesit për të reaguar ndaj kësaj situate.
Scotti u arrestua më pas për “dhunë ndaj një personi tjetër”, sipas një zëdhënësi të policisë.
Scotti, i cili ishte në Paris për Lojërat Olimpike, të enjten mori pjesë në gjysmëfinalen e basketbollit të meshkujve, ku Shtetet e Bashkuara mundën Serbinë.