Tragjike/ Morena Taraku humb njeriun e rëndësishëm, mikun 23-vjeçar: “Do të më mungojë …”

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka ndarë lajmin e trishtë të humbjes së mikut të saj Eronit Sermaxhaj me njdekësit e saj në rrjetet sociale.

Nëpërmjet postimeve të cilave këngëtarja i ka bashkëngjitur fotot ku shfaqet pranë mikut të saj të ndjerë duke shprehur dhimbjen për këtë humbje.


“Do të t’i tregoj të gjitha kur  të të shoh prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, shkruan Morena.

Eroniti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, së cilës nuk arriti t’i bënte dot ballë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Sermaxhajt e konfirmuan edhe familjarët e tij në Facebook.

“Të nderuar familjar, miq dhe shoqëri. Ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë dhe përpjekjes rreth katër vite për ta mposhtur sëmundjen. Nipi im Eronit Sermaxhaj nuk ja doli dhe sot ndërroj jetë. Shpirti i jotë i njomë u bëftë dritë në Xhehnet. O nipi jem daja ka dhimbje t’madhe per nipin”, thuhet në deklaratë.