Kateryna Dyachenko, atletja dhe gjimnastja ukrainase 10-vjeçare, ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja ka ndodhur pasi shtëpia e saj u bombardua nga forcat ruse në Mariupol.
Konfirmimin e vdekjes të fëmijës që merrej me gjimnastikë, e bëri trajneria e saj Anastasia Meshchanenkova me një postim në Instagram.
Kujtojmë se vdekjet e civilëve kanë qenë të shumta si pasojë e luftës së Rusisë me Ukrainën.