Polumbarët kanë gjetur edhe trupin e radhës të njërit prej fëmijëve të familjes Arrazi, ndërsa vazhdojë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër.
Një nga vajzat, Erigea 9-vjeç, u gjet ditën e djeshme, ku dyshohet se të katërt janë vetëvrarë, pas dhunës nga bashkëshorti i Alma Arrazit, Ergys Arrazi. Dyshohet se trupi i gjetur i përket vajzës tjetër, Gresit.
Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm Taulant Balla, nga Shkodra, ku u takua me policinë e Shkodrës dhe grupin e polumbarëve. Për këtë rast është vënë në pranga Ergys Arrazi, i akuzuar si shkaktar për vetëvrasjen e tyre. Po ashtu forca të shumta polumbarësh, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit.