Tom Holland zbulon si e thërret Zendaya-n në privat: “Kam gjetur njeriun tim”

Aktori Tom Holland ka folur sërish për marrëdhënien e tij me Zendaya-n, duke treguar se e thërret me përkëdheli “My Lady” (“Zonja ime”). Ai u shpreh se ndihet me fat që ka gjetur personin e duhur në jetën e tij, duke theksuar se aktorja është mbështetja e tij më e madhe.

Holland rrëfeu se lidhja e tyre bazohet te respekti, besimi dhe mirëkuptimi, ndërsa shtoi se ndihet i lumtur që kanë arritur të ruajnë një ekuilibër mes jetës private dhe famës.

Prej kohësh, Tom Holland dhe Zendaya konsiderohen si një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it, ndërsa deklaratat e fundit të aktorit vetëm sa kanë forcuar imazhin e një romance të qëndrueshme dhe plot dashuri.