Tifozi shqiptar bëhet protagonist në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me flamurin kuq e zi vrapon në fushë për ta përqafuar Benzeman (VIDEO)

Një tifoz shqiptar është bërë protagonist mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Në fakt, tifozi në fjalë i kaloi reklamat dhe iu iku gardave të sigurisë për të marshuar drejt fushës së blertë, me ç’rast e shfaqi flamurin kombëtar shqiptar.

Ai iu shmang sigurimit me vrap dhe shkoi tek Karim Benzema, të cilin e përqafoi, para se të largohej më pas nga sigurimi.

Real Madridi bëri përmbysje të madhe ndaj Manchester Cityt duke fituar me rezultat 3:1, i cili ishte i mjaftueshëm për të shkuar në finalen e Parisit, e cila do të luhet më 28 maj, e ku për kundërshtar do ta ketë Liverpoolin.