Jasmin Kadriu ka lënë pas “telenovelën” me Andi Artanin dhe Diona Fonën për t’u fokusuar më shumë te vetja.
Ish-konkurrentja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka folur edhe për talentin e saj në muzikë.
Njëri prej tyre e ka pyetur bukuroshen brune:” A mendon dhe ti tani të merresh me muzikë?”.Kjo pyetje e ka “revoltuar” paksa Jasminën pasi ajo ka kënduar që 5 vjeçe në festivale.
“Jam marr me muzikë që 5 vjeç, duhet të gjej videot që kam në festivale. Që ta ‘vërtetoj’ që nuk jam prodhim i 2021,” është shprehur ish-konkurrentja duke thumbuar kështu edhe personazhet e “Për’puthen” që kanë bërë këngë këtë vit. Por, duket se Jasmina ka përjashtuar Melisa Lleshin, pasi në një tjetër story është shprehur se me të dhe Ana Lleshin ka raporte shumë të mira. /Afterparty.al

