Marina Vjollca është padiskutim një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Mjafton t’i hedhësh një sy Instagram-it të saj dhe kuptohet lehtë se ajo i kushton shumë rëndësi pamjes së saj të jashtme, gjithashtu në çdo dalje të saj në “Klanifornia”, të shtunave mbrëma.

Marina shkëlqeu edhe me “look”-un “total black” nga koleksioni i fundit i stilistes italiane me famë ndërkombëtare, Elisabetta Franchi, ku Vjollca tashmë është edhe ambasadore e brandit italian.

Me këtë “look” moderatorja nuk kishte si të mos publikonte disa foto, që morën shumë komente, por më i veçanti që rrëmbeu vëmendjen ishte komenti i bashkëshortit të saj, reperit Getoar Selimi.

“?– E zeza është një ngjyrë e lumtur”, ishte mbishkrimi i Marinës, ndërsa komoneti që i la Getoari ishte një koment mjaft i thjeshtë, por plot emocion!
“❤️”, komentoi ai, duke nënkuptuar se Marina për të është ngjyra e dashurisë.
Epo tani si shumë prej jush edhe neve na u bënë sytë me zemra dhe ky koment ishte gjithçka meritonim të shihnim për sot.

