Tha se nuk kanë qenë vetëm të lidhur, deklarata e Sarës “revolton” partneren e Endrik Bebës! Ja reagimi

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, familjarët e Endrik Bebës që menaxhojnë rrjetet sociale të tij, kanë reaguar për deklaratën që ka bërë më herët Sara. Kjo e fundit në një bisedë me Albi Nakon është shprehur se ka qenë e fejuar me këngëtarin.

Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë”, tha ajo.

“Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi i thashë dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin”, tha ajo.

Familjarët kanë hedhur poshtë një gjë të tillë ndërsa kërkojnë nga produksioni t’i japë mundësi Endrik Bebës ta sqarojë edhe ai vetë publikisht këtë deklaratë të pavërtetë të bërë nga banorja.