Tha se nuk e veçon asnjërën, por zulohet vajza e preferuar e Borës nga programi

E ftuar javë më parë në Top Arena, Bora Zemani u pyet për konkurrentët e saj të preferuar nga ‘’Përputhen’’.

Prezantuesja e njohur tha se nga djemtë i preferuari i saj është Mevlani ndërsa nga vajzat nuk do të veçonte dot asnjërën.

Por duket se ka një të preferuarat nga vajzat dhe këtë e zbuloi së fundmi përmes një projekti të ri që punon.

Bora nga të gjitha vajzat që kanë qenë në “Përputhen” ka zgjedhur Ana Kaurin e njohur si Ana 2 për të qenë pjesë e reklamave të biznesit të saj.

Ana cilësohet si një nga femrat më të bukura dhe seksi të programit, madje kështu u cilësua edhe nga Fatjoni, djaloshi me të cilin ajo kishte disa takime.

Ish-konkurrenti tha se Ana është femra më seksi në ‘’Për’puthen’’ duke thënë se ‘’vetëm ai që nuk ka sy nuk e sheh’’.

Brunja nuk arriti të gjejë ‘’përputhjen’’ e saj në program por ka deklaruar se tashmë është në lidhje të re dashurie, të cilën preferon ta mbajë larg syrit të publikut dhe medias.