Tërmeti lëkund Shqipërinë në orët e para të 2023, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti u ndienë në orën 12:29 të ditës së parë të Vitit të Ri. Tërmeti ishte i magnitudë 3.2 të shkallës Rihter.

Sipas EMSC epiqendra ishte në Bulqizë, 44 kilometra në verilindje të Tiranës.

Thellësia e tërmetit raportohet të jetë rreth 2.5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.