Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më herët në Elbasan.

Tërmeti ishte i magnitudës 3.9 ballë, 10 km larg Elbasanit dhe 31 km larg Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti ka pasur një thellësi fokale 10 km. Deri më tani nuk raportohet për dëme.