Thonjtë e kuq prej vitesh konsiderohen simbol i feminitetit, vetëbesimit dhe elegancës, por së fundmi në rrjetet sociale po flitet gjithnjë e më shumë për të ashtuquajturën “teoria e thonjve të kuqe”. Sipas kësaj teorie virale, meshkujt priren të tërhiqen më shumë nga vajzat që mbajnë manikyr të kuq.
Psikologët e lidhin këtë me faktin se ngjyra e kuqe historikisht është asociuar me pasionin, energjinë dhe tërheqjen. Në studime të ndryshme mbi psikologjinë e ngjyrave, e kuqja perceptohet si një ngjyrë që bie menjëherë në sy dhe krijon efekt më të fortë vizual krahasuar me ngjyrat neutrale.
Një tjetër arsye lidhet edhe me nostalgjinë. Në rrjet, shumë vajza pretendojnë se meshkujt e lidhin subconsciously manikyrin e kuq me figurat femërore që kanë parë gjatë fëmijërisë, si nënat apo ikonat klasike të bukurisë nga filmat e viteve ‘90 dhe 2000. Pikërisht për këtë arsye, shumë e konsiderojnë këtë ngjyrë “timeless”.
Ekspertët e modës thonë se thonjtë e kuq japin një kombinim mes finesës dhe guximit. Nga nuancat klasike “cherry red” deri tek tonet e errëta burgundy, kjo ngjyrë vazhdon të mbetet ndër zgjedhjet më elegante dhe më të komentuara në beauty trends.
