Teoria e re konspirative. Mbreti Charles me kancer, ja arsyeja e sëmundjes…

Pak ditë më parë është bërë me dije se Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III është diagnostikuar me kancer.

Pallati i Buckingham në një deklaratë për shtyp, shkruan se “Testet diagnostikuese kanë identifikuar një formë të kancerit”.

Duket se në rrjetet sociale qarkullon një lajm konspirativ ku flitet se sëmundja e Mbretit Charles lidhet me një nga personalitetet e mediave sociale, Trisha Paytas.

Trisha është një këngëtare, modele dhe influencuese e rrjeteve sociale e cila përflitet se kur lindi fëmijën e saj të parë, Mbretëresha Elizabet II u nda nga jeta.

Pak ditë më parë Trisha ka lajmëruar ndjekësit e saj se është në pritje të ëmbël, e kaq duhej që audienca të “çmendet” duke u shprehur se mbreti mund të mos i ketë punët mirë vetëm sepse Trisha është shtatzën.

Më parë është menduar se “koka e prerë” nuk do të ishte mbreti por njëri nga princat.

Trisha gjithashtu ka reaguar në lidhje me konspiracionet duke u shprehur se është e çuditshme por nuk ka lidhje, por lutet që Mbreti të jetë i fortë dhe të jetojë./afterparty.al