Teksa përflitet për shtatzëni të dytë, Loredana bën lajmërimin që rrëmbeu mëndjen e të gjithëve!

Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit pas rikthimit me Mozzik. Thashethemet qarkullonin prej kohësh, por vetëm së fundmi kur udhëtuan drejt Duabit, së bashku me vajzën e tyre Hanën, ata na bënë të kuptojmë se konfirmuan përmes fotove se janë bashkë.


Që dyshja di të marrë vëmendjen e publikut kjo është kuptuar me kohë; por vlen të thuhet se nuk dinë të ndalojnë së ngacmuari median dhe publikun.

Këtë herë Loredana është një nga reperet më të suksesshme të momentit dhe deri më sot ajo ka kënduar vetëm në gjermanisht, edhe pse fansat i kanë kërkuar prej kohësh që të realizojë edhe një projekt në gjuhën shqipe.

Teksa e gjithë vëmendja është te reperja për lajmet e shtatzënisë së dytë, ajo di mirë ku ta drejtojë këtë vëmendje. Më në fund po ua plotëson dëshirën fansave shqiptarë.

Së fundmi Lori ka publikuar në “Instagram” një video të shkurtër nga projekti i ri muzikor.

Ajo shfaqet duke kënduar në një studio muzikore. Mesa duket kënga është gati, por nuk e dimë se kur do e gjej dritën e publikimit.