Telenovela Tea-Beart vazhdon, megjithëse dyshja ka dalë prej kohësh nga “Për’puthen” e mbi të gjitha i dhanë fund lidhjes së tyre të shumëpërfolur që në “gjenezë”.
Vëmendja është ende tek ish-konkurrentët sidomos në rrjete sociale.
Sëfundmi Tea dhe Bearti kanë zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.Një nga temat e prekura nga ndjekësit ka qënë tradhëtia.
Kur e kanë pyetur Tean të parën nëse ka tradhëtuar apo e kanë tradhëtuar, ajo ka pohuar këtë të dytën.
Ndërkohë të nesërmen ka ardhur edhe versioni i Beartit kur e kanë pyetur në llogarinë e tij. I riu nga Kosova ka thënë se nuk ka tradhëtuar kurrë.
A ka qenë Bearti ai që e ka tradhëtuar Tean apo dikush tjetër në të kaluar e saj para se të bëhej e famshme?! Kjo mbetet për t’u parë megjithëse ish-konkurrenti e mohoi një gjë të tillë.

