Tea e dinte për Melisën dhe Andin, vajzat përgjigjen me video

Edhe pse dihej prej kohësh që Melisa dhe Andi janë së bashku, ata e pranuan vetëm para pak ditësh përmes videoklipit të Melisës ku u shfaqën duke u puthur.

E ajo që i ka munduar ndjekësit këto ditë ishte pozicioni i Teas në këtë mes, shkruan AfterParty.al

Duke qenë se ish-konkurentja u hoq si e dashuruar me Andin gjatë spektaklit, natyrshëm lind pyetja se a ishte ajo në dijeni për lidhjen e tij me Melisën?!

E pyetur shumë rreth kësaj Tea ka vendosur të përgjigjet, por jo vetë.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet Melisa, e cila sqaron gjithë situatën duke thënë se Tea veqse e dinte dhe i ka mbështetur ata.

Vudeo tregon qartë se vajzat shoqërohen me njëra-tjetrën pas daljes nga spektakli dhe nuk ka ndonjë përqarje mes tyre.

Ndryshe Tea momentalisht është single, duke qenë se lidhja e saj me Beartin ka përfunduar madje me shumë bujë mediatike.

Në anën tjetër Andi dhe Melisa po shijojnë lidhjen dhe publikisht kanë shprehur dashurinë për njëri-tjetrin./AfterParty.al