Të vërtetat që patjetër duhet të dini për gjumin dhe rëndësinë e tij

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Ekspertët thonë se gjumi ështe aspekti më misterioz i shëndetit dhe mirëqenies.

Ai ndikon fort tek shëndeti dhe humori.

Mjafton një natë e keqe pa gjumë që njeriu të ndihet keq dhe i acaruar.

Mungesa afat-shkurtër e gjumit mund të ndikojë ose përkeqësojë performancën tuaj në punë ose në shkollë.

Por nëse kjo situatë bëhet kronike, atëherë gjërat mund të përkeqësohen dhe njeriu mund të rrezikohet nga ataku në zemër.

Megjithatë, si në çdo fushë tjetër, edhe në rastin e gjumit ka shumë legjenda urbane dhe fakte të pavërteta të cilat çdo njeri duhet t’i dijë.

Sa orë gjumë ju nevojitet me të vërtetë
Ka pretendime të pavërteta që thonë se njeriu ka nevojë për 5 orë gjumë.

Kjo është një legjendë urbane, thonë ekspertët, sipas të cilëve, mungesa e gjumit rrit rrezikun e atakut në zemër, tensionin e lartë të gjakut, depresionin, diabetin e tipit 2 dhe obezitetin.

Ekspertët thonë se njeriu duhet të flejë 7-9 orë në ditë.

Të flesh përpara televizorit
Ka pretendime që thonë se të shtrihesh përpara televizorit të ndihmon për të fjetur.

E vërteta është krejt ndryshe.

Pajisje të tilla kanë një ndikim të kundërt tek gjumi dhe e mbajnë larg atë.

Rëndësia e orës së gjumit
Njeriu duhet të flejë në mbrëmje e të zgjohet në të gdhirë.

Njerëzit që rrinë zgjuar natën e flenë ditën kanë një mungesë të theksuar sinkronizimi të ritmit të brendshëm.

Njeriu është formuar të flejë natën e të punojë ditën.