“Të vdektë fëmija në bark, nëse je shtatzanë”, Sara tregon kërcënimet tronditëse pas lajmit se ajo dhe Bardhi do bëhen prindër

Sara Gjordeni, ka treguar se pasi ajo dhe Bardhi konfirmuan lajmin e shtatzënisë, ka marrë edhe disa mesazhe jo fort të këndshme.

Ajo tha se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo imagjinate, madje një ndjekëse e krahasonte me Kiarën përsa i takon shtatzanisë.

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”- tha Sara në Top Channel.