“Të të vijë turp”, Ditea acarohet me Valerin, banori: Qetësohu karamele

Banorët e Ferma Vip janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, por sidomos Ditea kundër Valerit.

Ditea është acaruar në momentin që Valeri nuk i përmendi emrin si një njeri që nuk punon.

Sipas saj është e turpshme ajo që thotë Valeri se disa nga fermerët shkojnë në punë vetëm për tu dukur dhe për të kapur PRIME, dhe nuk kanë qëllim për të punuar.

Ndërkohë ky i fundit si për ta nxehur dhe më shumë situatën i kthehet: Qetësohu karamele!

Pjesë nga biseda:

Valeri: Flori, Gloria, Elsa, Çiljeta me punët e fermës dhe Mariana vetëm në shtëpi

Mariana: O Valer je në terezi ti? Po ti nuk përmende Ditean

Ditea: Ua sa turp. Skandaloze! Ik more…

Valeri: Duro

Ditea: Ça duro more. Ka thënë katër veta. Turp të të vij

Valeri: Janë më shumë se katër

Ditea: Të të vij trup. Nuk të duroj fare

Valeri: Nuk e kuptova mirë pyetjen

Ditea: Katër fermerë që punojnë në fermë Valer. Trego të vërtetën. Të të vij turp.